Sport

UEFA gati të ndryshojë rregulloret që Man.United të marrë pjesë në Champions League

Çështja është fakti, që biznesmeni Jim Ratcliffe është gati për të blerë një përqindje të klubit anglez, ndërkohë që ka një investim edhe te Nice në Francë.

25 Nëntor 2023, 08:30 Nga DOSJA
UEFA gati të ndryshojë rregulloret që Man.United të

ANGLI - “The Sun” raporton se UEFA po shqyrton mundësinë për një ndryshim në rregullore, në mënyrë që të lejojë Manchester United të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Çështja lidhet me fakti, se Jim Ratcliffe, një biznesmen britanik që është gati të blejë një përqindje të klubit anglez, ka gjithashtu edhe një investim të rëndësishëm te Nice në Francë, i cili gjithashtu duhet të konkurrojë në garat europiane.

Në rregulloren aktuale të UEFA-s, thuhet se "asnjë individ apo ent nuk duhet të ushtrojë kontroll, ose ndikim mbi një ose më shumë klube, që po marrin pjesë në një garë europiane". Por një burim pranë UEFA-s, ka konfirmuar tashmë për të përditshmen britanike, se disa klube kanë kërkuar ndryshimin e kësaj pike të rregullores.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, presidenti Aleksander Ceferin tashmë ka shprehur shqetësimin për integritetin e garave evropiane, pasi këto ndryshime do të zbatohen nga sezoni i ardhshëm (2024/25).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll