Sport

VIDEO/ Rrënqethëse britmat e brazilianit Neymar nga dhimbjet e trajtimit të gjurit...

Braziliani bërtet nga dhimbjet që ndjen në gju gjatë trajtimeve të tij

25 Nëntor 2023, 11:39 Nga DOSJA

VIDEO/ Rrënqethëse britmat e brazilianit Neymar nga dhimbjet e

BRAZIL - Neymar prej disa javësh po ecën në rrugën e vështirë drejt rikthimit të tij në garë.  Superylli brazilian u dëmtua rëndë në tetor me kombëtaren braziliane, teksa pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe meniskut, duke përfunduar në sallën e kirurgjisë.

“Ney” tashmë ka nisur trajtimet e tij pas operacionit të suksesshëm. Ylli brazilian ka shpërndarë një video rrëqethëse në rrjetet sociale, ku duket se vuan nga dhimbjet që ndjen në gjurin e dëmtuar, gjatë trajtimeve dhe ushtrimeve speciale që bën për të forcuar këmbën.

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi. E di që jam i fortë, por këtë herë do të më duhen (familja dhe miqtë) edhe më shumë. Nuk është e lehtë të kalosh një dëmtim dhe një operacion, imagjino ta kalosh të gjithë këtë përsëri pas 4 muajsh shërim.

Une kam besim. Shumë... Tani jam në duart e Zotit për të ripërtërirë besimin tim.  Faleminderit për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë”,- shkruante përmes rrjeteve sociale Neymar, i cili thirret të kalojë një tjetër “Kalvar”, siç kishte theksuar pas dëmtimit të tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll