Sport

Wanda Nara gati për një "transfertë" të frikshme: Reali i ka sytë te bashkëshorti dhe klientin e saj, Mauro Icardi...

Mauro Icardi është në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Vinicius në sulmin e Real Madridit

25 Nëntor 2023, 12:54 Nga DOSJA

Wanda Nara gati për një "transfertë" të frikshme:

TURQI - Sipas mediave në Itali dhe Argjentinë, Mauro Icardi ka hyrë në objektivin e Real Madridit. 
Sulmuesi argjentinas i Galatasaray-t, i cili tashmë ka 15 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar edhe kundër Manchester United dhe Bayern Munich, është lartë në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Vinicius Junior. 

Sulmuesi i ri brazilian u dëmtua në ndeshjen e Brazilit kundër Kolumbisë, nga bashkëlojtari i Icardit te Galatasaray, Davinson Sanchez dhe nuk do të kthehet në fushën e blertë deri në shkurt të vitit 2024. 

Icardi, i cili ka luajtur për Interin dhe Paris Saint-Germainin, ka impresionuar që nga fillimi i sezonit, por Real Madridi duhet t'i paguajë turqve 15 milionë euro për të nënshkruar më të në afatin kalimtar të dimrit. 

Argjentinasi luajti vitin e kaluar, si huazim nga Parisi te Galata dhe turqit shpenzuan 10 milionë euro në verë për ta blerë atë. Negociatat mes Parisit dhe Galatas u bënë nga partnerja dhe menaxherja e tij, Wanda Nara, e cila ia doli t'i jepte një kontratë 2.5 milionë euro në vit! 

Tani nëse Real Madrid shpreh interesim zyrtar për lojtarin, Wanda Nara është gati për trukun më të madh të karrierës së saj menaxheriale. Megjithatë, Nara e kishte bërë të qartë në verë, se familja e saj dhe Icardi duan të jenë në Evropë dhe kishte refuzuar propozimet me para të çmendura nga Arabia Saudite. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll