Sport

VIDEO/ Sulmuesi Myrto Uzuni shënon golin e pestë për Granadën nga pika e penalltisë, që nuk mjaftoi në humbjen 3-1 ndaj Alaves!

Ky ishte edhe goli i pestë për sulmuesin shqiptar kuqezi, në 14 ndeshje të luajtura.

25 Nëntor 2023, 07:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Sulmuesi Myrto Uzuni shënon golin e pestë për

SPANJE - Deportivo Alavés ka mposhtur një rival të drejtpërdrejtë si Granada 3-1 në “Mendizorroza” në garën për mbijetesë. Djemtë e Luis García-s janë shqetësuar nga një skuadër andaluziane që është zgjuar pas golit të vonuar të Uzunit nga pika e penalltisë.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 11-të, kur Raul Torrente shënoi autogol për ta kaluar Alavesin në epërsi. Në 2-0 epërsinë e ngriti Abde Rebbach në minutën e 38-të të takimit. Golin e tretë për vendasit, e shënoi Samuel Omorodion në minutën e 55-të.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni shënoi golin e nderit për Granadën në minutën e 86-të, kur rezultati ishte 3-0. Ky ishte edhe goli i pestë për sulmuesin kuqezi, në 14 ndeshje të luajtura. Ai ekzekutoi me saktësi, duke rritur paksa entuziazmin në skuadrën e tij, e cila në fund pranoi humbjen 3-1.

 

Pas javës së 14-të të La Ligas, për Alavesin, kjo është fitorja e katërt këtë edicion, e cila e ngrit në kuotën e 15 pikëve. Ndërkohë, Granada mbetet e parafundit në renditje me 7 pikë të mbledhura, pasi regjistroi humbjen e nëntë në kampionat.​

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll