Aktualitet

Ndjekje si në filma/ Policia gjuan mbi makinën e dy shqiptarëve në Belgjikë, kërkoheshin për tentativë për vrasje

Mediat belge bëjnë me dije se dy shqiptarët e moshës 28 dhe 50 vjeçm akuzohen për vrasje në tentativë dhe pse rastësisht janë arrestuar për shkak të përplasjes mes automjeteve. 

24 Nëntor 2023, 17:41 Nga h.k
Ndjekje si në filma/ Policia gjuan mbi makinën e dy shqiptarëve
Foto ilustruese e policisë

BELGJIKË-Dy shqiptarë janë vendosur në pranga nga policia belge në Tervuren pasi ishin përplasur me një automjet policie. Mediat belge bëjnë me dije se dy shqiptarët e moshës 28 dhe 50 vjeçm akuzohen për vrasje në tentativë dhe pse rastësisht janë arrestuar për shkak të përplasjes mes automjeteve. 

Pas aksidentit, policia ka qëlluar drejt tyre me dy të shtëna. Automjeti që po ikte dhe dy nga pasagjerët e tij u kapën më pas pranë Tervurenit.

Një shqiptar i tretë u arratis, tha një zëdhënëse e prokurorisë, ndërsa gjatë operacionit u mobilizua edhe një helikopter i policisë.

shqiptaret ne belgjike

Sondazh

Poll