Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit për heqjen e "masës së sigurisë", mbetet me masën "ARREST NË SHTËPI"

Kujtojmë se gjykata rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga gjykimi i çështjes së Jamarbër Malltezi, me pretendimin se ka konflikt interesi.

24 Nëntor 2023, 15:40 Nga h.k
GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit për heqjen e
Jamarbër Malltezi

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka zbardhur ditën e sotme vendimin e rrëzimit të kërkesës së Jamarbër Malltezit për heqjen e masës së sigurisë "Arrest në shtëpi". Sipas vendimit thuhet se Malltezi do të vijojë të jetë në të njëjtën masë sigurie.

Kujtojmë se gjykata rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga gjykimi i çështjes së Jamarbër Malltezi, me pretendimin se ka konflikt interesi. Nga ana tjetër, gjyqtarja në fjalë la në fuqi vendimin për sekuestron preventive të 25 pasurive të dhëndrit të ish-kryeministrit.

Njoftimi GJKKO: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 174 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023,” dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

arrestimi i jamarber malltezit

Sondazh

Poll