Aktualitet

Zgjidhet kreu i AMP-së Florian Sulejmani: Do çojmë përpara vetëpastrimin e Policisë

Në një konferencë për mediat, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, prezantoi Sulejmanin si drejtuesin e ri të AMP-së dhe i dha disa këshilla publike në lidhje me detyrën e re. 

24 Nëntor 2023, 17:16 Nga I.A

Zgjidhet kreu i AMP-së Florian Sulejmani:  Do çojmë

TIRANË- Kryetari i ri i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore është zgjedhur Florian Sulejmani. Në një konferencë për mediat, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, prezantoi Sulejmanin si drejtuesin e ri të AMP-së dhe i dha disa këshilla publike në lidhje me detyrën e re. Ndërkohë që vetë Sulejmani u shpreh se ka për qëllim që të transformoj Agjencinë dhe të çojnë përpara vetëpastrimin në Policinë e Shtetit. 

“Ju falënderoj për besimin dhe vlerësimin që më zgjodhët mua në krye të AMP. AMP ka nevojë për një ridimensionim në filozofi, profesionalizëm dhe koncept. Është hallkë e rëndësishme e zinxhirit ligjor  për të parandaluar përfshirjen e policëve në veprimtari antiligjore. Jam i vendosur për të dënuar cdo punonjës policie, apo të Gardës apo Zjarrfikës, që do të abuzojnë me detyrën apo do të përfshihen në veprimtari të paligjshme dhe do ta zbatoj me prova dhe fakte. Duke filluar nga java e ardhshme, Agjencia do të ndërmarrë veprime ligjore që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në qartësimin e opinioneve dhe përgjegjësisë së punonjësve të policisë. Do të përgatisim një formular, ku çdo punonjës policie do të deklarojë pasjen akses në aplikacionet si sky dhe ecro”, tha ai.

Sulejmani ka marrë postin në AMP, pasi kreu i mëparshëm Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Më parë Sulejmani ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm. 

florian sulejmani amp taulant balla

Sondazh

Poll