Aktualitet

Një vit në kërkim për prodhim dhe trafik droge, arrestohet 27 vjeçari në Korçë

I arrestuari i identifikuar me iniciale J.Xh në bashkëpunim me disa persona të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës.

24 Nëntor 2023, 14:02 Nga a.l
Një vit në kërkim për prodhim dhe trafik droge, arrestohet
Policia në Korçë

KORÇË-  Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës në kuadër të operacionit Sundimi i Ligjit, pasi ishte shpallur në kërkim prej një viti për aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

I arrestuari i identifikuar me iniciale J.Xh në bashkëpunim me disa persona të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. 

arrestime ne korce

Sondazh

Poll