Aktualitet

Aksident i rëndë në Athinë/ Makinat përplasen "kokë më kokë", humb jetën 18-vjeçarja shqiptare

Mësohet se shqiptarja po kthehej nga puna, me kushërirën e saj që ndodhet tashmë në spital, jashte rrezikut për jetën.

24 Nëntor 2023, 13:32 Nga r.ll
Aksident i rëndë në Athinë/ Makinat përplasen
pamje nga aksidenti

GREQI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Athinë ku dy vajza të reja kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur. Sipas mediave greke aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtës, ku janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, kur njëra ka humbur drejtimin dhe ka kaluar në korsinë tjetër. 

Sipas burimeve policore, njëra nga viktimat ishte me origjinë shqiptare dhe vetëm 18 vjeçe, ndërsa tjetra ishte 19 vjeç. Mësohet se shqiptarja po kthehej nga puna, me kushërirën e saj që ndodhet tashmë në spital, jashte rrezikut për jetën.

Miku i 18-vjeçares Stelës, personi i fundit që e ka kontaktuar para aksidentit, ka treguar për ankthin që përjetoi ai dhe familja e vajzës, kur mësuan lajmi tragjik.

“I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një foto të fytyrës së saj dhe kaq. I dërgova mesazhe, rashë në gjumë dhe nuk më tha kurrë natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes. Ajo nuk e dinte se çfarë ndodhi, asgjë”, thotë i dashuri i 18-vjeçares, i cili zakonisht merrte të renë nga puna me makinën e tij.

Si ndodhi aksidenti

Në përplasjen tragjike u përfshinë dy mjete. Në njërin mjet ku ndodhej 18-vjeçarja shqiptare, ndodheshin 4 persona në total, ndërsa në mjetin tjetër shoferja, 19 vjeçarja që ndërroi jetë dhe një person tjetër.

Përpos dy viktimave, nga përplasja mbetën të lënduar edhe katër personat që ndodheshin në makinën ku ishte pasagjerja shqiptare.

Të lënduartit ndodhen në spital. Për fat të mirë janë jashtë rrezikit për jetën. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksident ne greqi

Sondazh

Poll