Aktualitet

Konfliktohen dy persona në Peqin, qëllon me armë zjarri një 40-vjeçar

Burime bëjnë me dije se të shtënat janë dëgjuar afër kalasë së qytetit.

24 Nëntor 2023, 13:51 Nga r.ll
Konfliktohen dy persona në Peqin, qëllon me armë zjarri një
foto ilustruese

PEQIN- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më herët në Peqin. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet një 50-vjeçari dhe një 40-vjeçari, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e konfliktit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

te shtena ne peqin

Sondazh

Poll