Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 78-vjeçar në Mat, policia mbërrin në vendngjarje

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të punuar në zbardhjen e kësaj ngjarje. 

24 Nëntor 2023, 15:54 Nga h.k
Gjendet pa shenja jete një 78-vjeçar në Mat, policia
Policia e Matit

MAT-Një i moshuar është gjendur i pajetë paraditen e sotme në Burrel. Sipas njoftimit të policisë 78-vjeçari Xh.Gj është gjendur pa shenja dhune. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të punuar në zbardhjen e kësaj ngjarje. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 15.40., në qytetin e Burrelit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.Gj., 78 vjeç banues në Burrel.

Nga kqyerja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

policia e matit

Sondazh

Poll