Sport

VIDEO/ Pas sherrit me Messin, sulmi racist ndaj Rodrygos, nuk ka të sosur...

Rodrygo, sulmuesi brazilian i Real Madridit, denoncoi të enjten rritjen e ofendimeve raciste, viktimë e të cilave ai ishte në rrjetet sociale, pas sherrit të tij me Lionel Messin gjatë incidenteve që dëmtuan Brazil - Argjentinë (0-1) nga e marta.

24 Nëntor 2023, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas sherrit me Messin, sulmi racist ndaj Rodrygos, nuk ka të

BRAZIL - “Racistët janë ende në punë. Llogaritë e mia (në rrjetet sociale) u pushtuan me ofendime dhe lloj-lloj absurditetesh”,- denoncoi Rodrygo të enjten. 

Kjo pason konfliktin e tij me Lionel Messin gjatë incidenteve të dhunshme, që shënuan ndeshjen kualifikuese para Kupës së Botës midis Brazilit dhe Argjentinës (0-1), të martën në stadiumin “Maracana” në Rio.

Sulmuesi ndërkombëtar brazilian i Real Madridit (22 vjeç, 20 ndeshje, 4 gola) mori mbështetje të fortë nga bashkëlojtari i tij në klub dhe kombëtar, Vinicius Junior, vetë viktimë e akteve të përsëritura raciste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll