Sport

Kampioni i shumëfishtë ukrainas humbi jetën pasi shkel mbi minë!

Janë të shumtë sportiestët që kanë humbur jetën në këtë luftë, në listen e publikuar numërohen rreth 300 atletë ukrainas që vdiqën në luftën e konfliktit me Rusinë.

23 Nëntor 2023, 22:33 Nga DOSJA
Kampioni i shumëfishtë ukrainas humbi jetën pasi shkel mbi

UKRAINE - Kampioni i botës në kik-boks Sergej Lysyuk vdiq nga plagët e marra në fushën e betejës në Donbass.

Lysyuk, një kampion i shumëfishtë ukrainas, evropian dhe botëror, u vra në luftimet pranë Avdeyevka. Siç njoftoi Komiteti për Rininë dhe Sportin e Radës, ai shkeli në një minë më 12 nëntor. Atletit i është prerë menjëherë këmba, por nuk ka mundur t'i shpëtohet jeta. Mjekët luftuan për jetën e tij për dhjetë ditë në spitalin në Dnipropetrovsk, por Sergej vdiq më 22 nëntor.

Varrimi i Lisjukut do të bëhet të premten, më 24 nëntor, në vendlindjen e tij Chernigov.

Lysjyk mbante gradën e majorit dhe punoi si mësues në Departamentin e Kulturës Fizike në Akademinë e Shërbimit të Ndjekjes Shtetërore.

Sergej Lysyuk do t'i bashkohet radhëve të sportistëve që dhanë jetën për Ukrainën. Vitin e kaluar, Komiteti Sportiv i Ukrainës, së bashku me Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve të këtij vendi, lançuan projektin “Engjëjt e Sportit – Requiem për atletët e humbur ukrainas”. Kjo listë përfshin aktualisht rreth 300 atletë ukrainas që vdiqën në konfliktet me Rusinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll