Sport

Reali i Madridit sërish me sytë nga Turqia për një sulmues!

Sipas raportimeve nga Spanja, Icardi padyshim që do të ishte i lumtur të luante për ekipin më të suksesshëm në Evropë, ndaj paratë nuk do të ishin problem për të gjetur një marrëveshje.

23 Nëntor 2023, 22:11 Nga DOSJA
Reali i Madridit sërish me sytë nga Turqia për një sulmues!

TURQI - Me dëmtimin e Vinicius Jr, Real Madrid rikthehet në merkato dhe po vlerëson disa profile, për të gjetur sulmuesin që i përshtatet filozofisë së trajnerit Carlo Ancelotti. Mes lojtarëve që po vëzhgohen me kujdes nga “Los Blancos” është edhe qendërsulmuesi i Galatasaray-t, Mauro Icardi.

Icardi firmosi me klubin turk në verë, ndërsa ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me pagë mbi 10 milionë euro në vit.

Sulmuesi argjentinas është një idhull te Galatasaray dhe po bën shumë mirë në Turqi, megjithatë është e qartë se një interesim nga Real Madrid nuk ndodh çdo ditë, veçanërisht pas përvojës së tij te Paris Saint-Germain.

Sipas raportimeve nga Spanja, Icardi padyshim që do të ishte i lumtur të luante për ekipin më të suksesshëm në Evropë, ndaj paratë nuk do të ishin problem për të gjetur një marrëveshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll