Sport

Suedia grumbullon djalin e Zllatan Ibrahimoviç në kombëtare!

Ndërkohë djali i madh, Maksimilian, tashmë është anëtar i kombëtares suedeze dhe ka bërë pesë paraqitje për ekipin e të rinjve të vendit.

23 Nëntor 2023, 22:29 Nga DOSJA
Suedia grumbullon djalin e Zllatan Ibrahimoviç në kombëtare!

SUEDI - Zlatan Ibrahimovic është krenar si kurrë më parë. Djali i tij më i vogël Vincent u grumbullua në kombëtaren suedeze. Sigurisht që bëhet fjalë për përzgjedhjet e moshave të reja, pra kampin e futbollistëve të lindur në 2008-ën.

Vincent është djali i vogël i Zlatan Ibrahimovic dhe Helena Seger që aktualisht është pjesë e Milanit, ashtu si Maksimilian, i cili është dy vjet më i madh. Vincent ka lindur në Suedi, në Lund, ndaj nuk kishte dyshim se për cilën kombëtare do të luante.

Maksimilian tashmë është anëtar i kombëtares suedeze dhe ka bërë pesë paraqitje për ekipin e të rinjve të vendit.

Zlatan Ibrahimović e la futbollin aktiv që nga qershori, por së shpejti mund të kthehet në Milano. Jo si lojtar, por si bashkëpunëtor profesionist që do të ishte lidhja mes ekipit të parë dhe drejtuesve të klubit.

Pronari i Milanit ka folur së fundi për këtë, duke thënë se ka pasur një bisedë me Ibrahimovicin për këtë temë dhe se pritet vendimi i tij përfundimtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll