Sport

Dinamo rigjen suksesin dhe sheh nga vendet e para!

Dinamo rikthehet te suksesi në kampionati duke koleksionuar fitoren e katër sezonale dhe duke prekur kuotën e 15 pikëve, teksa Erzeni tashmë është në krizë rezultatesh, pasi kjo është ndeshja e katërt radhazi pa fitore dhe mbetet me 13 pikë në fundin e klasifikimit.

23 Nëntor 2023, 22:09 Nga DOSJA
Dinamo rigjen suksesin dhe sheh nga vendet e para!

DURRES - Dinamo City rikthehet te suksesi, me skuadrën e Mehmetit që triumfoi 1-0 ndaj Erzenit në “Niko Dovana” në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse shijakasit ishin më kërkues dhe provuan të diktonin ritmin, por në asnjë moment nuk ia dolën për të kaluar pengesën e fundit, portierin Sali.

Në fraksionin e dytë, Erzeni u shfaq përsëri përpara portës së Salit, por gjërat ndryshuan totalisht, kjo pasi në minutën e 64-të, Atanda u ndëshkua me kartonin e kuq duke lënë shijakasit me dhjetë lojtarë.

Dinamo ia doli të shfrytëzonte superioritetin numerik dhe pas dhjetë minutash gjeti golin e avantazhit me anë të Hoxhës i cili shfrytëzoi momentin pas një goditje nga këndi. Në minutat e mbetura, Erzeni nuk ia doli të gjente forcën e duhur për të ndryshuar kursin e sfidës, ndërsa dinamovitët vuajtën mungesën e finalizimit për të shënuar golin e qetësisë.

Në fund 1-0 dhe Dinamo rikthehet te suksesi në kampionati duke koleksionuar fitoren e katër sezonale dhe duke prekur kuotën e 15 pikëve, teksa Erzeni tashmë është në krizë rezultatesh, pasi kjo është ndeshja e katërt radhazi pa fitore dhe mbetet me 13 pikë në fundin e klasifikimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll