Sport

Courtois tregon për fillimin e lidhjes me gruan e tij: “Ajo kishte një valixhe për dy javë dhe nuk u largua më kurrë”...

Thibaut Courtois ka folur për dëmtimin e tij dhe ndër të tjera ka përmendur edhe se si ka nisur lidhja me bashkëshorten e tij, Michelle Gerzig.

23 Nëntor 2023, 13:30 Nga DOSJA
Courtois tregon për fillimin e lidhjes me gruan e tij: “Ajo kishte

SPANJE - Thibaut Courtois po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju. Portieri belg i Real Madrid pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë gushtin e kaluar dhe pasi iu nënshtrua një operacioni, ai po lufton çdo ditë për t'u rikthyer sa më shpejt në fushë. 

Futbollisti që në minutën e parë ka pranë bashkëshorten e tij, Michelle Gerzig, me të cilën u martuan verën e kaluar. Tashmë çifti ka dhënë një intervistë të përbashkët për “Elle” dhe folën për muajin e parë të vështirë, pas këputjes së ligamenteve të kryqëzuar, por edhe për mënyrën se si u njohën.

“Muaji i parë ka qenë shumë i vështirë, e kam mbështetur Timbo-n fizikisht dhe emocionalisht”,- tha modelja nga Izraeli. Courtois, nga ana tjetër, shtoi: "Tani kam më shumë fleksibilitet për të qenë me fëmijët e mi (nga marrëdhënia e tij e mëparshme) sesa me Michelle.

Ata e duan atë, kështu që ne kalojmë shumë kohë së bashku. Dëmtimi më ka bërë të shoh gjithçka me një perspektivë të ndryshme. Më pëlqen futbolli dhe më mungon, por ka gjëra të tjera që dua dhe dua të bëj".

Portieri ndërkombëtar nuk ka munguar të bëjë një referencë për fillimin e marrëdhënies së tij me modelen. Në fillim shkëmbyen disa mesazhe në Instagram, më pas filluan të bënin telefonata për gati gjashtë muaj dhe u takuan për herë të parë në Madrid: "Michelle kishte një valixhe për dy javë, sepse më pas do të fluturonte në Amsterdam për punë, por kurrë nuk u largua."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Nëntor 2023, 09:30

Arabia Saudite synon Raphinha-n…

SPANJE - Pas dëmtimit të rëndë të yllit të tyre, Neymar, Al Hilal po ndjek një numër të madh lojtarësh ...