Sport

Skandal në kombëtaren e Bosnjes, për të qenë në kombëtare duhen 20.000 euro!

Këto janë akuza të rënda dhe janë publikuar nga një gazetar polak, ndërkohë mbetet për t'u parë nëse vërtetohen dhe si do të reagojë ndaj tyre Federata e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës.

23 Nëntor 2023, 22:24 Nga DOSJA
Skandal në kombëtaren e Bosnjes, për të qenë në

POLONI – Menjëherë pas përfundimit të shortit të playoff-it, futbollistët e Bosnjë-Hercegovinës do të luajnë kundër Ukrainës në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024 .

Kjo ka qenë arsyeja që portali sportiv ukrainas Sport.ua të merret më gjerësisht me skuadrën e trajnerit Sava Millosheviç. Dhe ata paraqitën një fakt tronditës, duke iu referuar gazetarit polak Pitor Slonka, i cili pretendon se futbollistët paguajnë për të performuar në kombëtare.

“Kam parë grupin që përfshinte Sllovakinë. Bosnje dhe Hercegovinën është një kombëtare shumë e dobët. Një nga lojtarët e tyre më tha se janë në një krizë të madhe. Në kombëtare luan normalisht vetëm Xheko dhe të tjerët duhet të paguajnë 20 mijë euro e më shumë për të luajtur. Lojtarët mendojnë se nëse kanë paguar, nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër – pohon gazetari polak .

Këto janë akuza të rënda dhe mbetet për t'u parë nëse vërtetohen dhe si do të reagojë ndaj tyre Federata e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës.

Gjysmëfinalja mes Bosnje dhe Hercegovinës dhe Ukrainës do të luhet më 21 mars dhe Bosnja është mikpritësja. Izraeli dhe Islanda takohen në gjysmëfinalen e dytë të kësaj radhe të playoff-it. Finalja do të luhet në fushën e fituesit të ndeshjes Bosnjë dhe Hercegovinë – Ukrainë dhe fituesi do të sigurojë një vend në Kampionatin Evropian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll