Aktualitet

Emri dhe Foto/ Ish-oficer Marine në Vlorë, ky është një nga shqiptarët e kapur me 5 mln euro kokainë në Greqi

1 Nëntor 2019, 12:56 Nga DOSJA
Emri dhe Foto/ Ish-oficer Marine në Vlorë, ky është një

GREQI– Personi që shikoni në foto është Jonid Billa, 33-vjeç, një nga shqiptarët e kapur me 105 kg drogë në një apartament në zonën e Attica-s në Greqi.

Billa, fotoja e të cilit është publikuar nga Shqiptarja.com, ka shërbyer në radhët e Marinës në Vlorë si oficer.

Ai u kap bashkë me Erjon Metkajn, 40 vjeç, që akuzohet të jetë kreu i celules së trafikut të drgoës dhe me një kroat, Anta Bilic.

 

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët nuk kanë bërë rezistencë në momentin që janë kapur me 105 kg drogë në banesë, vlera e të cilës në tregun e brendshëm arrin deri në 5 mln euro, madje njëri prej tyre ka komplimentuar efektivët.

“Bravo e gjetët, më kapët!”– mësohet të ketë thënë ai në momentin që policia greke ka kapur atvat me kokainë dhe i ka nxjerrë nga furra.

Një ditë më parë policia greke publikoi edhe pamjet ku shihej se drogën shqiptarët e kishin fshehur në një furrë në kuzhinë.

Droga ishte e ndarë në 102 pako dhe mbi to ishin vendosur logot që tregonin origjinën e gjithsesicili dhe sasitë përkatëse. Policia greke zhvilloi gjithashtu kontrolle në banesat e të arrestuarve ku gjeti dhe sekuestroi 828.565 euro cash  të cilat dyshohet se u përkisnin dy shqiptarëve , dy vetura private makina, dy peshore precize, dy shkëmbyes të nxehtësisë dhe sende të tjera.

Si vepronte grupi?

Sa i përket metodologjisë së tyre të veprimit, theksohet se është një organizatë kriminale me një funksion të përhershëm, një strukturë hierarkike, me anëtarët e saj caktuar role specifike. Kreu i organizatës kriminale është shqiptari Metkaj, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për blerjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, si dhe për përcjelljen e klientit dhe menaxhimin e parave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erjon metkaj jonid billa erjon metkaj jonid billa

Sondazh

Poll