Aktualitet

Video/ Shtrihen në tokë dhe u vihen prangat, u kapën me hashash në “Benz” dhe Toyota”, momenti kur arrestohen tre të

1 Nëntor 2019, 10:31 Nga DOSJA
Video/ Shtrihen në tokë dhe u vihen prangat, u kapën me hashash

BERAT– Tre persona janë vënë në pranga pasi po transportonin lëndë narkotike në dy automjete.

Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se tre të rinjtë u vunë në pranga në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan.

Pas kontrollit të ushtruar në dy automjetet, e llojit “Benz” dhe “Toyota”, ku po udhëtonin tre të rintjë me inicialet L.K., 34 vjeç, banues në Lushnjë, u gjetën dhe u sekuestruan 6.2 kg hashash.

Policia e Shtetit ka publikuar gjithashtu edhe pamjet e arrestimit të tre të rinjve. Në video shihet që në momentin që konstatohet droga, tre të rinjtë shtrihen në rrugë nga efektivët dhe u vihen prangat. Ata do të akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Berat/ Njoftimi i policisë:

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Aksi”.

Sekuestrohen 6.2 kg cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Policia e Beratit në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Aksi”, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan.

Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizoi punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht:

L.K., 34 vjeç, banues në Lushnjë;

J.C., 29 vjeç, banues në Tiranë;

M.P., 28 vjeç, banues në Durrës;

Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne berat berat transport droge ne makina arrestohen tre persona ne berat berat transport droge ne makina

Sondazh

Poll