Aktualitet

Video/ Të tronditur nga tërmeti, momenti ku banorët braktisin shtëpitë në Korçë, dalin në rrugë

1 Nëntor 2019, 11:07 Nga DOSJA
Video/ Të tronditur nga tërmeti, momenti ku banorët braktisin

KORÇË– Këto që po shikoni janë pamje të siguruara nga qyteti i Korçës, në fshatin miras. Banorët e kësaj zone. Të tronditur nga lëkundjet e tërmetit që shkundi Korçën në orët e para të mëngjesit, ata kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga televizioni lokal “SOT7”, banorët kanë dalë nga banesat pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar ndjeshëm.

Ndërkohë edhe qytetarët e prekur nga tërmeti i 11-qershorit janë shprehur se dëmet materiale janë thelluar.

Tërmeti me magnitudë 4.7, goditi mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës rreth orës 04:25 të mëngjsit. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km, por lëkundjet janë ndjerë disa qytete të tjera si Elbasani, Gjirokastër. Tronditja ka mbërritur deri në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tërmet i fortë në korçë tërmet i fortë në korçë

Sondazh

Poll