Aktualitet

Denar Biba ‘kapet’ me gazetarët: Po cënohet dinjiteti i Kajmakut, pse duhet të jeni në mbledhje?

1 Nëntor 2019, 10:31 Nga DOSJA
Denar Biba ‘kapet’ me gazetarët: Po cënohet dinjiteti i

TIRANË– Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba Biba është “kapur” me mediat, pasi sipas tij ato po cënojnë dinjitetin e kryebashkiakut të Vorës Kajmaku me raportimet e tyre ndaj tij.

Sipas Bibës, kryebashkiakut të Bashkisë së Vorës, po i cënohen të drejtat e tij, dhe nuk ka krahasim me rastet e ish-deputetëve, të cilëve iu është hequr mandati.

“Ju nuk jeni të pranishëm në asnjë process gjyqësor, pse duhet të jeni në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një kohë kur diskutojmë mbi problematikat e dekriminalizimit. Duhet të ruhen dhe të mbrohen të drejtat e individit për të cilat ne po diskutojmë sot.

Kjo nuk është hera e parë që ne trajtojmë një çështje të tillë, në të gjitha vendimet tona ne kemi përdorur një shprehje rast pas rasti. Duket se rastet ngjasojnë, subjektet vijnë nga e njëjta fushë, por rasti rastit nuk i ngjan, kam parë në media krahasime me heqjen e mandatit të zotit Rakipi apo Rahovica, nuk ka lidhje. 

Gjykata ka vendosur pafajësinë e tij, ai është një qytetar i denjë si gjithë të tjerët për të vazhduar detyrën e tij”, u shpreh Biba.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i agim kajmakut ne greqi denar biba shkarkohet agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut ne greqi denar biba shkarkohet agim kajmaku

Sondazh

Poll