Aktualitet

Njëri ish-oficer i Marinës në Vlorë/ Dalin EMRAT e shqiptarëve që u kapën me 12 mln euro kokainë në furrë, çfarë u t

1 Nëntor 2019, 11:05 Nga DOSJA
Njëri ish-oficer i Marinës në Vlorë/ Dalin EMRAT e

GREQIDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e shqiptarëve, të cilët u kapën me 105 kg kokainë në Greqi, një ditë më parë.

Burime për Dosja.al tregojnë se dy shqiptarët e arrestuar janë Jonid Billa dhe Erjon Metkaj. Billa, fotoja e të cilit është publikuar nga Shqiptarja.com, ka shërbyer në radhët e Marinës në Vlorë si oficer.

Ish-oficeri bashkë me Metkën e një kroat të quajtur Anta Bilic, u kapën në një apartament në Attica ku kishin fshehur 105 kg kokainë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët nuk kanë bërë rezistencë në momentin që janë kapur me 105 kg drogë në banesë, vlera e të cilës në tregun e brendshëm arrin deri në 5 mln euro, madje njëri prej tyre ka komplimentuar efektivët.

Bravo e gjetët, më kapët!”- mësohet të ketë thënë ai në momentin që policia greke ka kapur tavat me kokainë dhe i ka nxjerrë nga furra.

Një ditë më parë policia greke publikoi edhe pamjet ku shihej se drogën shqiptarët e kishin fshehur në një furrë në kuzhinë.

Droga ishte e ndarë në 102 pako dhe mbi to ishin vendosur logot që tregonin origjinën e gjithsesicili dhe sasitë përkatëse. Policia greke zhvilloi gjithashtu kontrolle në banesat e të arrestuarve ku gjeti dhe sekuestroi 828.565 euro cash  të cilat dyshohet se u përkisnin dy shqiptarëve , dy vetura private makina, dy peshore precize, dy shkëmbyes të nxehtësisë dhe sende të tjera.

Si vepronte grupi?

Sa i përket metodologjisë së tyre të veprimit, theksohet se është një organizatë kriminale me një funksion të përhershëm, një strukturë hierarkike, me anëtarët e saj caktuar role specifike. Kreu i organizatës kriminale është shqiptari Metkaj, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për blerjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, si dhe për përcjelljen e klientit dhe menaxhimin e parave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anta bilic erjon metkaj jonid billa shkatërrohet banda e kokainës në greqi anta bilic erjon metkaj jonid billa shkatërrohet banda e kokainës në greqi

Sondazh

Poll