Aktualitet

“Bravo, më kapët!”, iu gjetën 5 mln euro kokainë, shqiptarët bëjnë reagimin që s’pritej ndaj policisë greke

1 Nëntor 2019, 11:54 Nga DOSJA
“Bravo, më kapët!”, iu gjetën 5 mln euro

GREQIDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zbërthimin e celulës së trafikut të drogës në Greqi, pjesë e të cilës ishin dy shqiptarët, Jonid Billa dhe Erjon Metkaj.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët nuk kanë bërë rezistencë në momentin që janë kapur me 105 kg drogë në banesë, vlera e të cilës në tregun e brendshëm arrin deri në 5 mln euro, madje njëri prej tyre ka komplimentuar efektivët.

Bravo e gjetët, më kapët!”- mësohet të ketë thënë ai në momentin që policia greke ka kapur atvat me kokainë dhe i ka nxjerrë nga furra.

Billa mësohet se ka qenë oficer i Marinës në Vlorë dhe bashkë me Metkën e një kroat të quajtur Anta Bilic, u kapën në një apartament në Attica ku kishin fshehur 105 kg kokainë.

Një ditë më parë policia greke publikoi edhe pamjet ku shihej se drogën shqiptarët e kishin fshehur në një furrë në kuzhinë.

Droga ishte e ndarë në 102 pako dhe mbi to ishin vendosur logot që tregonin origjinën e gjithsesicili dhe sasitë përkatëse. Policia greke zhvilloi gjithashtu kontrolle në banesat e të arrestuarve ku gjeti dhe sekuestroi 828.565 euro cash  të cilat dyshohet se u përkisnin dy shqiptarëve , dy vetura private makina, dy peshore precize, dy shkëmbyes të nxehtësisë dhe sende të tjera.

Si vepronte grupi?

Sa i përket metodologjisë së tyre të veprimit, theksohet se është një organizatë kriminale me një funksion të përhershëm, një strukturë hierarkike, me anëtarët e saj caktuar role specifike. Kreu i organizatës kriminale është shqiptari Metkaj, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për blerjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, si dhe për përcjelljen e klientit dhe menaxhimin e parave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anta bilic erjon metkaj jonid billa shkatërrohet banda e kokainës në greqi anta bilic erjon metkaj jonid billa shkatërrohet banda e kokainës në greqi

Sondazh

Poll