Sport

Ja shuma e dëmshpërblimit, që do të marrë Barcelona për dëmtimin e Gavi-t...

Federata e Futbollit të Spanjës do t'i paguajë Barcelonës 7.5 milionë euro si kompensim për dëmtimin e Gavi në ndeshjen kualifikuese të kombëtares për “Euro 2024” kundër Gjeorgjisë.

23 Nëntor 2023, 12:30 Nga DOSJA

Ja shuma e dëmshpërblimit, që do të marrë Barcelona

SPANJE - FIFA dhe Federata Spanjole pritet që ta dëmshpërblejnë Barcelonën për dëmtimin e rëndë të Gavi-t në ndeshjen e kombëtares spanjole.

Sipas raportimeve që kanë të bëjnë me ekipin katalanas, Federata Spanjole do t'i japë Barçës shumën prej 7.5 milionë eurosh, si dëmshpërblim për humbjen e mesfushorit “blaugrana”.

Pra, përveç se FIFA është e detyruar të paguajë skuadrat kur një futbollist dëmtohet rëndë, kur ai duhet të qëndrojë jashtë fushës për më shumë se 28 ditë me 20.548 euro në ditë të humbur,  Barcelona do të përfitojë para edhe nga Federata Spanjole.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Nëntor 2023, 09:30

Arabia Saudite synon Raphinha-n…

SPANJE - Pas dëmtimit të rëndë të yllit të tyre, Neymar, Al Hilal po ndjek një numër të madh lojtarësh ...