Sport

“Zbulimi” i Maldinit: “Për dhjetë ditë u përpoqëm ta sjellim Messin në Milano”...

Një zbulim interesant nga Paolo Maldini, i cili theksoi se kur ishte drejtor teknik te Milani tentuan ta bindin Messin të nënshkruajë!

23 Nëntor 2023, 12:00 Nga DOSJA

“Zbulimi” i Maldinit: “Për dhjetë ditë u

ITALI - Verën e kaluar Lionel Messi e gjeti veten në një udhëkryq kritik për pjesën tjetër të karrierës së tij me dy opsione në mendje.

Nga njëra anë për të qëndruar në Europë me një klub të zgjedhur prej tij dhe nga ana tjetër për të kaluar Atlantikun për të veshur rozën e Inter Miamit. Në fund argjentinasi zgjodhi të dytin, por kjo nuk do të thotë se skuadrat europiane u rrëzuan pa luftë.

Përveç Barcelonës, Paolo Maldini zbuloi në një intervistë, se edhe Milani u përpoq me këmbëngulje ta bindte argjentinasin të vishte kuqezinjtë, por gjatë përpjekjeve në Milano e kuptuan se ishte e pamundur.

“Për dhjetë ditë u përpoqëm ta sillnim Messin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur. Tani është vonë, por një lojtar si Messi është një spektakël për të gjithë, kur lexova se mund të shkonte në Inter, u tremba, por ishte Inter Miami”, tha ish-drejtori teknik i kuqezinjve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Nëntor 2023, 09:30

Arabia Saudite synon Raphinha-n…

SPANJE - Pas dëmtimit të rëndë të yllit të tyre, Neymar, Al Hilal po ndjek një numër të madh lojtarësh ...