Politike

Personat që kërkohen nga drejtësia fshihen në Dubai, Balla: Në janar do të shohim për marrëveshje ekstradimi

Balla paralajmëroi një marrëveshje të mundshme me Dubain për deportimin e personave me rekorde kriminale në Shqipëri

23 Nëntor 2023, 21:54 Nga I.A
Personat që kërkohen nga drejtësia fshihen në Dubai, Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pranoi se shumë persona të shpallur në kërkim nga drejtësia Shqiptare jetojnë në Dubai. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balla paralajmëroi një marrëveshje të mundshme me Dubain për deportimin e personave me rekorde kriminale në Shqipëri.

Pjesë nga Intervista:

Taulant Balla: Dubai për mua është një sfidë në kuptimin e pandëshkueshmërisë. Kam pasur një bisedë, në Tiranë dhe Lion me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit. Do të jem brenda fundit të muajit Janar për t’u takuar me autoritetet më të larta të Emirateve për këtë çështje. Ka edhe instrumenta që mund të përdoren që përfshijnë deportimin. Kjo është një fushë e vështirë për t’u negociuar, por jo e pamundur. E kemi një listë të personave që rrijnë në Dubai. Prej kohësh ka pas përpjekje nga institucionet shqiptare sepse procesi i esktradimit ndjek një rrugë tjetër. Prandaj dhe unë fola për një rrugë tjetër. Ajo që na duhet na është që kultura e pandëshkueshmërisë. As mua dhe as drejtorin e përgjithshëm nuk duhet të na zërë vendi derisa t’i sjellim para drejtësisë.

Blendi Fevziu: Ku është ndryshimi mes ekstradimit dhe deportimit?

Taulant Balla: Po mundohem të vendos në pah urën dhe ai është Interpoli dhe për këtë qëllim kemi filluar me Interpolin diskutim për të ndërtuar bashkë me to një program të veçantë për deportimin e këtyre personave. Mjafton që Interpol Dubai të ndalojë njërin nga këta persona dhe këtë person ta çojë drejt aeroportit të Dubait, ta depërtojë përtej kufirit, pra kontrollit të pasaportave dhe nga ai moment, ai person mund të merret nga ne dhe sillet në Shqipëri.

taulant balla

Sondazh

Poll