Politike

Shkarkimi i Kajmakut, Basha: Është pasqyra e Ramës, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

1 Nëntor 2019, 12:16 Nga DOSJA
Shkarkimi i Kajmakut, Basha: Është pasqyra e Ramës, të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, të cilin e shkarkoi pasi fshehu dënimin në Greqi.

Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, pasqyra e radhës me kë qeveris ai. Sipas kreut të PD, tashmë nuk ka më asnjë dyshim që këto prova janë një skemë e Ramës për t’ja dorëzuar pushtein krimit. Basha bëri thirrje për të shkuar në zgjehdje të parakoshme.

“Në radhë të parë e gjitha kjo është një poshtërim për Partinë Socialiste, që nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar, të padënuar por nxjerr llumin e llumit. Pastaj është edhe një poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë.

Këta trafikantë duhet të ishin në burg dhe jo në qevrisje. Kush ka pasur dyshime dhe ka menduar se gjithçka e ndodhur në vitet 2013, 2015, 2016, 2017 apo 2019 janë rastësi, tani ka të gjitha provat që ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit. Prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe t’ua kthejmë qeverisjen shqiptarëve,”- tha Basha ndër të tjera.

Në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, 5 anëtarët votuan unanimisht për heqjen e mandatit të Kajmakut.

Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike arrin të largojë kryebashkiakun e dytë socialist në harkun kohor të 2 muajve. Agim Kajmakut, iu hoq sot mandati unanimisht nga KQZ, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një arrestimit të vitit 2003 në Janinë. Kajmaku, ka 45 ditë kohë për të ankimuar vendimin.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shoreh se PS-ja nuk kthehet në strehën e atyre që i thyëjnë besimin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha shkarkohet agim kajmaku lulzim basha shkarkohet agim kajmaku

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2019, 09:18

Tiranë- Arkitekti Maks Velo ka replikuar me ministren e Kulturës Elva Margarit për ndërhyrjet që po bëhen në veprat arkitekturës në vend pa pyetur, arkitektët, ...