Aktualitet

Tentoi të fuste heroinë në burgun e Fushë Krujës, arrestohet 35-vjeçari

1 Nëntor 2019, 10:01 Nga DOSJA
Tentoi të fuste heroinë në burgun e Fushë Krujës,

FUSHË KRUJË- Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka tentuar të fusë drogë në burgun e Fushë Krujës. Mësohet se 35-vjeçari me inicialet A.N., u kap një ditë më parë nga gardianët, teksa po futej të vizitonte një të afërm në këtë burg.

Pas kontrollit të zakonshëm, të arrestuarit iu gjet 10 gramë heroinë në xhepin e xhupit, drogë e cila tashmë është sekuestruar.

35-vjeçari u prangos dhe do të hetohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e I.E.V.P Fushë-Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë në I.E.V.P Fushë-Krujë, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të shtetasve që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin në ambientet e I.E.V.P-së Fushë- Krujë, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, të cilat i kishte futur në xhepin e një xhupi. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 gr. lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjecari droge ne burgun e fushe krujes arrestohet 35-vjecari droge ne burgun e fushe krujes

Sondazh

Poll