“Mos u gëzo, Amerikë!” ISIS-i kërcënon SHBA-në, shpall pasaradhësin e ri të Abu Bakr al-Baghdadit
1 Nëntor 2019, 11:19Nga DOSJA
SHBA- Ndërkohë që ka kaluar rreth një javë nga lajmi për vdekjene liderit të ISIS-it, Al-Baghdad , mediat e huaja shkruajnë se grupi terrorist ISIS ka shpallur edhe shefin e ri të organizatës, ku mendohet të jetë Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, një emër i padëgjuar më parë.
Nisur nga mediat e huaja në deklaratën prej 7 minutashe, ISIS nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me drejtuesin e ri dhe nuk ishte akoma e qartë se kujt i referohej emri.
Gjithashtu në mesazh, i është bërë thirrje pasuesve të grupit të ISIS-it të zotohen për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri, titulli i të cilit tregon se ai pretendon prejardhje nga fisi i Profetit Muhamed, që shihet si një prej kusheteve kryesore për t’u bërë Kalif.
Përveç al-Baghdadit, deklarata ka konfirmuar edhe vdekjen e Abu al-Hassan al-Muhajir, zëdhënësi i grupit dhe një ndihmës i afërt i al-Baghdadit.
Në rregjistrimin audio, dëgjohet që ISIS iu drejtua Shteteve të Bashkuara, duke thënë: “Mos u gëzo Amerikë! Udhëheqësi i ri i zgjedhur do t’ju bëjë të harroni tmerrin që keni parë, dhe t’i bëni të shijshme arritjet e ditëve të Bagdadit”.
Kujojmë që vrasja e liderit të ISIS u konfirmua edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.
IRAN- Në një video të bërë virale në rrjetet sociale tregohet rregulli i fortë i Iranit për femrat, që nëse e shkelin atë e paguajnë shtrenjtë.Kështu është par...
ARGJENTINË– Një ngjarje e frikshme është bërë virale kohët e fundit teksa një nxënës 17-vjeçar, i ka vendosur armën në kokë mësuesit të tij teksa ky...
RUSI– Një ngjarje e pazakontë në avion. Një aktore ruse është nxjerrë nga policia nga avioni, pas një sherri me pasagjerë. Sipas “The sun”, Lidiya Velezhe...
SHBA- Një gazetare amerikane, e cila po transmetonte drejtpërdrejtë mamografinë e saj, për muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, u diagnostikua me k...
Tiranë- Gazetari Berat Buzhala në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për ndikimin rus në Kosovë dhe Shqipëri.Buzhala e pohoi se edhe ai ka qenë një ndër g...
Kosovë-Një rrahje me kapje flokësh, të shara dhe goditje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes disa vajzave në lagjen Veternik të Prishtinës.Siç shihet edhe ...
RUSI- Një profil i KGB për presidenti rus, Vladimir Putin u prezantua në një ekspozitë të dokumenteve të deklasifikuara sovjetike në Arkivin Qendror të Shtetit ...
TIRANË- Të mërkurën në Prizren ka ndodhur një përleshje fizike në mes të asambleistit të PDK-së, Getoar Besimi dhe zyrtarit të Prokurimit, Nezir Rexhepi.Kr...