Bota

“Ju jeni fshatarë”, aktorja nxirret nga avioni pas ofendimit dhe zënkës me pasagjerët (FOTO)

1 Nëntor 2019, 09:03 Nga DOSJA
“Ju jeni fshatarë”, aktorja nxirret nga avioni pas ofendimit

RUSI– Një ngjarje e pazakontë në avion. Një aktore ruse është nxjerrë nga policia nga avioni, pas një sherri me pasagjerë. Sipas “The sun”, Lidiya Velezheva, 53 vjeç filloi të bërtiste dhe të ofendonte pasagjerët e ekuipazhin pas një vonese në fluturim.

Aktorja dhe njëkohësisht prezantuesja televizive kishte planifikuar të fluturonte nga Moska në Tel Aviv për të marrë pjesë në një shfaqje.

Avioni ishte vonuar për dy orë për shkak të problemeve teknike, dhe Velezheva ishte acaruar duke pretenduar se u mbajt në një autobus aeroporti për 20 minuta.

Më pas ajo filloi t’u bërtiste pasagjerëve të tjerë duke i thënë: “Unë jam aktore dhe me gjasë ju jeni fshatarë sepse me gjasë e keni blerë biletën nga halli, ndërsa unë e bleva biletën time për 2,475 paund kesh”.

Ndërsa, në pamjet e publikuara në medie ajo shihet, teksa shoqërohet nga avioni nga policia dhe futet në një minibus.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aktorja ofendon pasagjerët lidiya velezheva rusi aktorja ofendon pasagjerët lidiya velezheva rusi

Sondazh

Poll