Bota

E frikshme/ Nxënësi i drejton armën mësuesit teksa shpjegon mësimin, terrorizon shkollën në Argjentinë (Video)

1 Nëntor 2019, 09:55 Nga DOSJA
E frikshme/ Nxënësi i drejton armën mësuesit teksa shpjegon

ARGJENTINË– Një ngjarje e frikshme është bërë virale kohët e fundit teksa një nxënës 17-vjeçar, i ka vendosur armën në kokë mësuesit të tij teksa ky i fundit shpjegonte mësimin.

Gjithçka ka ndodhur në muajin qershor të këtij viti, por videoja është publikuar vetëm ditët e fundit.

Teksa profesori po shpjegonte mësimin në shkollën Emaus në El Palomar të Buenos Airesit, Argjentinë, adoleshenti i drejton armën. Mësuesi nuk ka pikasur asgjë pasi kishte kthyer kurrizin dhe po vazhdonte me mësimin, ndërkohë që mediat ndërkombëtare tregojnë se arma ishte e vërtetë.

Pamjet janë bërë virale dhe pas publikimit të tyre në rrjetet sociale kanë nisur hetimet.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota argjentine nxenesi i drejton armen mesuesit argjentine nxenesi i drejton armen mesuesit

Sondazh

Poll