Bota

Momenti tronditës/ Gazetarja po transmetonte mamografinë ‘live’, zbulon se është vetë viktimë e sëmundjes( VD)

1 Nëntor 2019, 07:32 Nga DOSJA
Momenti tronditës/ Gazetarja po transmetonte mamografinë

SHBA- Një gazetare amerikane, e cila po transmetonte drejtpërdrejtë mamografinë e saj, për muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, u diagnostikua me kancer gjiri.

Sipas medieve të huaja, 41-vjecarja amerikane, Ali Meyer, u shfaq e qetë ndërsa ndau përgatitjet për atë që ajo mendonte se do të ishte një shfaqje rutinë në Qendrën e Kancerit Stephenson, në Oklahoma.

Pasi mësoi lajmin,  Meyer e shokuar ajo u tha shikuesve: “Kjo ishte tronditëse, mendova se po përcillja mesazh për gratë e tjera, ndërkohë që zbulova se jam vetë viktimë e kësaj sëmundjeje”.

Sipas diagnostifikimit, 41-vjeçarja kishte kancer invaziv në gjirin e djathtë, ku tashmë ajo e ka hequr gjirin dhe doktorët i kanë thënë se duket sikur kanceri nuk do të përsëritet më.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ali meyer gazetarja amerikane mamografi shba ali meyer gazetarja amerikane mamografi shba

Sondazh

Poll