Bota

Buzhala hedh akuza të forta: Thaçi dhe Rama janë të ndikuar nga Rusia, edhe unë jam hetuar

1 Nëntor 2019, 06:41 Nga DOSJA
Buzhala hedh akuza të forta: Thaçi dhe Rama janë të

Tiranë- Gazetari Berat Buzhala në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për ndikimin rus në Kosovë dhe Shqipëri.

Buzhala e pohoi se edhe ai ka qenë një ndër gazetarët që është hetuar por theksoi se Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë të ndikuar nga Rusia.

“Ka vetëm një vend në Ballkan që është plotësisht në ndikimin e Rusisë. Ai vend është Serbia dhe ka dy lider që janë plotësisht nën ndikimin rus. Ato lider janë Thaçi dhe Rama që kanë raporte miqësie me presidentin e Serbisë, Vuçiç”, tha Buzhala.

Pak ditë më parë maxhoranca shqiptare hodhi një tjetër hap kundër ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla depozitoi në Kuvend projekt-rezolutën për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare. Nënvizohej se ndërhyrja ruse në Shqipëri është burimi kryesor i dezinformimit në Evropë dhe që është dyfishuar që nga janari 2019.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni berat buzhala edi rama ndikimi rus berat buzhala edi rama ndikimi rus

Sondazh

Poll

Bota 31 Tetor 2019, 12:47

JAPONI- Mediat e huaja kanë raportuar se është djegur “Notre Dame-i” japonez. Flakët kanë përfshirë fuqishëm kështjellën historike Shuri, duke e shkatërruar plo...