Bota

Rama tha se do e paditë/ Haradinaj s’i ndal akuzat: Ai bashkë me Thaçin janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës

1 Nëntor 2019, 09:55 Nga DOSJA
Rama tha se do e paditë/ Haradinaj s’i ndal akuzat: Ai bashkë me

Kosovë- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar së fundmi se ndarjen e Kosovës e kanë përkrahur  Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç. Madje sipas tij politikanët janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës.

“Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës kanë bërë gabim të madh, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj. Qoftë Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera me i shërby vendit. Por është e vërtetë se kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarjen e Kosovës në shkëmbim të territoreve. Vlora, presidenti të gjithë kanë përkrahur këtë”, ka thënë ai para mediave pasi që ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh se do të padisë Ramush Haradinajn.  Rama e cilësoi “palo burrë” dhe “palo kryeministër” Haradinajn, në lidhje me deklaratat ku ky i fundit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se bashkë me Thaçin dhe Vuçiç ka planifikuar ndarjen e Kosovës. Për këtë deklaratë Haradinaj reagoi: ‘S’tërhiqem nga qëndrimet e mia, duan ta ndajnë Kosovën për të marrë mineraret”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama hashim thaci rama padit haradinajn ramush haradinaj vlora citaku edi rama hashim thaci rama padit haradinajn ramush haradinaj vlora citaku

Sondazh

Poll