Aktualitet

Kush është Enxhi Turtulli, demokratja që i prishi konferencën Borchardt, drejton gratë e Astirit, fjalimet në çadrën e B

1 Nëntor 2019, 09:07 Nga DOSJA
Kush është Enxhi Turtulli, demokratja që i prishi

Tiranë- Mes grave të Astirit, të cilat sot u futën në tryezën e ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Bernd Bochardt  dhe protestuan ndaj tij ishte edhe  Enxhi Turtulli, anëtare e forumit të PD-së. Ajo ishte  mesa grave të tjera e cila thërriste “Borchardt ik nga Shqipëria”, madje i drejtonte ato për veprimet.

Enxhi Turtulli njihet nga të gjithë si demokrate, po kështu edhe për fjalimet e saj në çadrën e PD-së para Kryeministrisë në 2017. Ndërkohë ajo është edhe  Koordinatorja e lëvizjes për Dinjitet e grave të Unazës së Re, e cila pak javë më parë i dërgoi një letër OSBE-së për ngritjen e gishtit të mesit nga ana ambasadorit. Nuk kanë munguar edhe takimet e saj me Sali Berishën dhe shpesh herë është shfaqur edhe në krah të Bashës.

Foto:

Pak javë më parë ambasadori i OSBE ofendoi protestuesit teksa po kalonte tek Drejtoria e Policisë, i shoqëruar nga një vajzë e re. Borchardt, kaloi aty në momentin kur protestuesit bënin thirrje: “Rama ik, Rama ik”. Në këtë çast, për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. . Zyra e OSBE-së ka deklaruar se ndaj ambasadorit kanë nisur hetimet për këtë veprim të tij. Disa ditë më parë gratë e Astirit i zunë pritë ambasadorit duke protestuar, teksa ky i fundit ishte duke hyrë në një hotel në Tiranë. Sot ato i prishën konferencën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enxhi turtulli grate e astirit ne proteste enxhi turtulli grate e astirit ne proteste

Sondazh

Poll