Politike

Kaosi në Kuvend/ Ambasadorët kërkojnë dialog mes palëve, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të opozitës

Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ramadan Lika dhe Bledion Nallbati.

22 Nëntor 2023, 09:35 Nga A.B
Kaosi në Kuvend/ Ambasadorët kërkojnë dialog mes
Kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme do mblidhet Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës të cilët ndezën tymuese dhe flakë në seancën ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024. Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ramadan Lika dhe Bledion Nallbati.

Partia socialiste kërkon përjashtimin nga seanca të deputetëve të opozitës, ndërkohë që përfaqësuesit e huaj kërkojnë dialog. Një ditë më parë, Ambasada e SHBA-së, Britanike dhe ajo gjermane kërkuan dialog konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur me qëllim që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues.

Edhe misioni i BE-së në Shqipëri, në një deklaratë të bërë publike ditën e sotme, kërkon dialog konstruktiv mes palëve.

Kjo kërkesë e socialistëve vjen pas seancës së të hënës. Ajo që ishte parashikuar të zgjaste maratonë, ku do të flitej për buxhetin zgjati vetëm 5 minuta. Mazhoranca socialiste votoi në parim projektligjin për buxhetin 2024, ndërsa opozita bllokoi sërish punimet./Dosja.al

partia socialiste

Sondazh

Poll