Politike

A e takoi Jamarbër Malltezin pasi doli nga qelia? Berisha: Ai ishte me moral të lartë si një i një i burgosur politik

Po ashtu Berisha ka theksuar se Malltezi ishte një i burgosur politik. 

21 Nëntor 2023, 22:16 Nga I.A
A e takoi Jamarbër Malltezin pasi doli nga qelia? Berisha: Ai ishte me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet nëse e kishte takuar gjatë ditës së sotme Jamarbër Malltezin dhe çfarë kishte diskutuar me të. I ftuar në emisionin Open në News 24, Berisha u shpeh se e ka takuar Malltezin, por nuk ka bërë bisedë për periudhën e paraburgimit me të. Po ashtu Berisha ka theksuar se Malltezi ishte një i burgosur politik. 

"Ai ka qenë me moral të lartë si një i burgosur politik. Ai ka bërë edhe shkrime, ai ka reaguar. Ka qenë shumë aktiv. Në betejën politike nuk ka keqardhje, ka betejë. Jo nuk fola! Ai tregoi opozitarizën. Ishte në betejën politike Nuk kishte çfarë të ndaja pasi isha në komunikim konstant. Ai ishte një i burgosur politik. Ai e tmerroi Edi Ramën," tha Berisha.

sali berisha jamarbër malltezi

Sondazh

Poll