Politike

Rama shtyn sërish mbajtjen e Kongresit të PS-së, Felaj: Do mbahet më 8 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve

Por në muajin tetor, Rama deklaroi se Kongresi do të mbahej më 4 Dhjetor. Por mesa duket as data 4 dhjetor nuk qënka e përshtatshme për këtë Kongres.

21 Nëntor 2023, 22:29 Nga I.A
Rama shtyn sërish mbajtjen e Kongresit të PS-së, Felaj: Do mbahet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka shtyrë sërish mbajtjen e Kongresit të Partisë Socialiste. Fillimisht Kongresi ishte parashikuar që të mbahej më 4 Nëntor. Por në muajin tetor, Rama deklaroi se Kongresi do të mbahej më 4 Dhjetor. Por mesa duket as data 4 dhjetor nuk qënka e përshtatshme për këtë Kongres.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka deklaruar ditën e sotme në Klan Neës, se Kongresi do të mbahet në datë 8 dhjetor në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve. Ende nuk dihen arsyet e shtyrjes së këtij Kongresi. Felaj foli edhe lidhur me aksionin e SPAK në politikë, ku theksoi se secili duhet të mos bëjë gabime gjatë punës së tij që e çojnë para prokurorisë dhe gjykatës.

"Kongresi do të mbahet me 8 Dhjetor në sallën e Pallatit të Kongreseve. Nuk di pse duhet të ndryshojë diçka në Partinë Socialiste për shkak që anëtarë të Partisë Socialiste, apo simpatizantë, apo kushdo qoftë ka të bëjë në një moment të caktuar me prokurorinë dhe gjykatën. Unë dua të përsëris që ne kemi qenë të qartë për të gjitha komplikimet që mund të sillte reforma e drejtësisë sepse duke qenë se jemi ne në pushtet që në vitin 2013 është e qartë që kompetenca e prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme që u krijua për shkak të reformës në drejtësi është një kompetencë që shtrihet tek funksionarë dhe zyrtarë të partisë në pushtet. Nga momenti që ne pranuam që për interesat e vendit ishte e rëndësishme reforma në drejtësi ishim të vetëdijshëm për çfarë na priste dhe besoj që ajo i paraprinë çdokujt është frika nga ligji në punën e vet. Nëse ke frikë nga ligji në punë është e qartë që ke pak gjasa të biesh në gabime të tilla që të çojnë para prokurorisë dhe gjykatës. Besoj që kjo është ajo lloj sjellje që ne duhet të implimentojmë në atë që quhet strukturë qeverisëse e shtetit qoftë kjo qendrore apo lokale," tha Felaj.

edi rama ermonela felaj

Sondazh

Poll