Politike

“Procedimi nisi në të njëjtën ditë kur u bë kallëzimi i rremë”, Berisha: Është bërë me urdhër politik

Berisha u shpreh se kjo tregon se çështja është hapur me urdhër politikë

21 Nëntor 2023, 21:50 Nga I.A
“Procedimi nisi në të njëjtën ditë kur u bë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se procedimi penal ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani” nisi në të njëjtën ditë kur u bë denoncimi. I ftuar në “Open” në News 24, Berisha u shpreh se kjo tregon se çështja është hapur me urdhër politikë. 

“Taulant Balla më datë 1.12.2020 ka dorëzuar kallëzimin e tij të rremë penalë. Më datë 1 e merr në dorëzimin kallëzimin. Më datën 1 dhjetor shpall procedimin penal bazuar në këtë dosje. A mund të ndodhë kjo në botë? Vetëm urdhri politik mund të bëjë këtë gjë të turpshme. Ti mund të dorëzosh një dosje dhe kalon në protokoll dhe shefi e kalon për shqyrtim. Kjo tregon se është urdhër politik dhe plotësisht e paligjshme. Si mund të shpallësh procedim penal pa e shqyrtuar dosjen. Dosja për t’u lexuar kërkon një ditë. Ti bëje të nesërmen. Që të thyej çdo ligj prokurori, ai është skllav i pushtetit. Arben Kraja nuk duhet të ishte aty”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll