Politike

Deklaratat e SHBA dhe Britanisë për kaosin në Parlament, Berisha: Shprehjen më të qartë si çështje e bëri Komisioni Evropian

Berisha u shpreh se deklaratën më të saktë për këtë çështje e ka bërë Komisioni Evropian.

21 Nëntor 2023, 22:44 Nga I.A
Deklaratat e SHBA dhe Britanisë për kaosin në Parlament, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli për deklaratat e sotme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, duke e konsideruar si një thirrje ndaj mazhorancës për të mos bllokuar të drejtat kushtetuese të opozitës. I ftuar në emisionin Open në News 24, Berisha u shpreh se deklaratën më të saktë për këtë çështje e ka bërë Komisioni Evropian.

“Shprehjen më të qartë si çështje e bëri Komisioni Evropian. Vuri komisionet, mos paraqitjen në interpelanca dhe mos dorëzimin e dokumenteve. Unë e interpretoj një deklaratë pozitive pa diskutim. Parlamenti mund të jetë normal vetëm kur funksionon mbi bazën e rregullave. Përveç meje, bashkëpunëtorët e mi kanë komunikim të rregullt dhe të hapur me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë e interpretoj si thirrje për mazhorancës për të mos bllokuar të drejtat kushtetuese të opozitës. Secila ambasadë bën formulimet e veta, por nuk mendoj kurrë që Shtetet e Bashkuara janë për një Parlament ku opozitës i mungohen të drejtat kushtetuese. Ata janë një shembull transparence”, theksoi Berisha.

 

 

sali berisha

Sondazh

Poll