Politike

Tensionet në Kuvend, ambasadori gjerman: Parlamenti të plotësojë rolin e tij kushtetues

Me anë të një postimi në Facebook, ambasadori Karl Bergner ka shkruar se qytetarët e vendin presin që parlamenti të jetë një forum ku të diskutohen propozime politike.

21 Nëntor 2023, 17:41 Nga I.A
Tensionet në Kuvend, ambasadori gjerman: Parlamenti të
Karl Bergner

TIRANË- Ambasada gjermane ka reaguar për tensionet e djeshme në Kuvend. Me anë të një postimi në Facebook, ambasadori Karl Bergner ka shkruar se qytetarët e vendin presin që parlamenti të jetë një forum ku të diskutohen propozime politike. Po ashtu ai ka theksuar se Parlamenti duhet që të plotësojë rolin e tij kushtetues.  

Postimi i Plotë:

Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti. Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve.

karl bergner

Sondazh

Poll