17 Nëntor 2023, 14:59
Nga I.A
Behar Bajri
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën e sigurisë për Behar Bajrin. Mësohet se trupa e GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Bajri ishte lënë në paraburgim që ditën e djeshme kur u ekstradua nga Franca. I shumëkërkuari nga operacioni 'Metamorfoza' është lënë në burgun 313.
Mëngjesin e 16 nëntorit i shumëkërkuari Behar Bajri u ekstradua nga Franca dhe mbërriti në Tiranë me masa të rrepta sigurie. 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, i zhvilluar në muajin gusht, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Për këtë person, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.
Bajri dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë shtetasin Gj. B.(N.), më datë 09.08.2020, në Shkodër. Gjithashtu dyshohet se ka organizuar dhe koordinuar bashkëpunëtorët e tij, iu ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e kundërshtarëve, për të organizon prita, me qëllim vrasjen e tyre.
behar bajri metamorfoza
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 14:36
A.B
Adriana Zogu
TIRANË- Adriana Zogu jeton sot mes dhimbjes për humbjen e familjes së saj, dy djemve dhe bashkëshortit që u mbytë...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 13:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka vënë në pranga 11 persona dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të nd...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 13:03
A.B
Foto ilustruese
DIBËR- Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 26 vjeçar, i cili dyshohet se ka mashtruar dhe ma f...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 13:00
A.B
Momenti i arrestimit
DIBËR- Një ditë më parë, një punëtor në fabrikën e pllakave të mermerit në Maqe...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 12:47
r.ll
foto ilustruese
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka liruar pesë anëtarët e ekuipazhit të anijes “Rozafa”, shtetasit An...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 12:32
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Policia ka proceduar penalisht një 27-vjeçare nga Elbasani pasi ditën e djeshme ka përplasur një karroc...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 12:05
A.B
Reportazhi
ITALI- "PiazzaPulita' ka realizuar një reportazh në Gjadër të Lezhës, aty ku pritet që të strehoen emigr...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 11:50
A.B
Laert Haxhiu
TIRANË- Shtyhet sërish seanca për Laert Haxhiun i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në vi...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 11:50
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE-Një 30-vjeçare e shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën p...
Aktualitet
17 Nëntor 2023, 11:46
A.B
Engjell Brahimi
KANADA- Gjykata e Lartë në Quebec të Kanadasë, ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstr...