Aktualitet

“Të ndalohet lëvizja e kamionëve”/ Banorët protestë në Gjegjën për dëmtimin e rrugës

Në rrugë shihen plasaritje, çare të këmbëve të urave dhe dëmtime në asfalt. Banorët kërkojnë nga institucionet vendore marrjen e masave dhe hapave ligjorë për ndalimin e lëvizjes së kamionëvë.

15 Nëntor 2023, 11:31 Nga h.k
“Të ndalohet lëvizja e kamionëve”/ Banorët
Pamje nga fshati

KUKËS-Banorët në fshatin Gjegjën të Kukësit kanë dal në protestë ditën e sotme për dëmtimin e rrugës. Sipas banorëve kamionët e minierës së kromit që përshkojnë rrugën Gjegjën-Pëbreg janë shkak i prishjes së rrugës duke qenë se kanë peshë të tonazhit të rëndë.

Në rrugë shihen plasaritje, çare të këmbëve të urave dhe dëmtime në asfalt. Banorët kërkojnë nga institucionet vendore marrjen e masave dhe hapave ligjorë për ndalimin e lëvizjes së kamionëvë.

Ata ankohen se jeta e tyre për shkak të kësaj situate është bërë shumë e vështirë. Banorët bëjnë të ditur se protesta do të vazhdojë në rrugë paqësore deri sa shqetësimeve të tyre, tu jepet zgjidhje./Dosja.al

proteste ne kukes

Sondazh

Poll