Aktualitet

"Jemi taksapagues të rregullt"/ Protestë për ujin e pijshëm në Korçë, banorët: Është i ndotur

15 Nëntor 2023, 11:15 Nga A.B
"Jemi taksapagues të rregullt"/ Protestë për ujin e
Banoret

KORÇË- Ditën e sotme, banorët e fshatit Dishnicë të Korçës kanë dalë në protestë. Ata bëjnë të ditur se uji i pijshëm është i ndotur, e sipas tyre, shkak është bërë ujësjellësi që mori në menaxhim dhe nuk investoi. 

Rreth 70 banorë thonë se janë detyruar që të mbushin ujë në fshatrat përreth. 

“Nuk kemi ujë të pijshëm, është i ndotur. Jemi taksapagues të rregullt, ujësjellësi nuk ka investuar në fshat. Kur e kemi pasur ne në menaxhim ujësjellësin ka qenë i pastër. Me menaxhimin e ujësjellësit, gjithçka ka ndryshuar. Na vjen uji i ndotur, mbushim ujë në fshatrat e tjerë”, janë shprehur banorët.

“Do vazhdojmë me protestat nëse nuk bëhet një ndryshim në fshat”, kanë paralajmëruar ata.

/Dosja.al

proteste ne korce korce

Sondazh

Poll