Aktualitet

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, SPAK mbyll hetimet për Orges Xhelilin

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij më 11 nëntor, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin.

15 Nëntor 2023, 11:12 Nga a.l
Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, SPAK
Fredi Kokoneshi

DIVJAKË- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen e të pandehurit Orges Xhelili i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” ndaj kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi.

Si ndodhi ngjarja?

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij më 11 nëntor, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin. Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin. Xhelili iu afrua duke e fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit. Me agresorin fillimisht është përleshur shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup./ Dosja.al 

orges xhelili

Sondazh

Poll