Aktualitet

Akuzohet për korrupsion/ Shtyhet seanca paraprake për kryebashkiakun e Rrogozhinës, shkak mungesa e prokurorit

Seanca do të shtyhet deri në datën 24.

15 Nëntor 2023, 09:38 Nga A.B
Akuzohet për korrupsion/ Shtyhet seanca paraprake për kryebashkiakun e
Edison Memolla

TIRANË-Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili është nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, është shtyrë. Kjo për shkak se mungonte prokurori i çështjes.

Seanca do të shtyhet deri në datën 24.

Flora Hajredinaj është përcaktuar me short gjyqtarja që do të vendos lidhur me kërkesën e SPAK që e akuzon kryebashkiakun e Rrogozhinës për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Disa ditë më parë Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku. Edison Memolla është marrë i pandehur për “korrupsion në zgjdhje” dhe konkretisht bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022 në Bashkinë e Rrogozhinës në lidhje me një material audio.

Sipas këtij materiali audio, Memolla i kërkoi elektriçistit të zonës në Rrogozhinë që të mos i shkëpuste energjinë elektrike një zonje që nuk kishte kryer pagesën e dritave, deri sa të kalonte muaji i zgjedhjeve.

edison memolla

Sondazh

Poll