KQZ nuk e shkarkoi, kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet sot në SPAK, Hajdari shoqërohet nga avokati (VIDEO)
Kreshnik Hajdari dhe avokati TIRANË- Një ditë pasi KQZ vendosi që të mos t'i heqë mandatin, kryebashkiaku i Kuçov...
Kanë rënë në pranga: 21-vjeçari me iniciale E.I., 22-vjeçari me iniciale M.K. dhe 23-vjeçari me iniciale U.T., që të tre banues në kryeqytet.
TIRANË- Vihen në pranga 3 persona në kuadër të operacionit policor të koduar “Hide call". Këta persona, dyshohet se mashtronin të huajt përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive. Konkretisht, kanë rënë në pranga: 21-vjeçari me iniciale E.I., 22-vjeçari me iniciale M.K. dhe 23-vjeçari me iniciale U.T., që të tre banues në kryeqytet.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të rinj të tjerë, 22-vjeçarin me iniciale A. U. dhe 20-vjeçarin me iniciale K. T., si dhe u shpall në kërkim 25-vjeçari me iniciale D. T., 25
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të rinjtë ishin të punësuar në një Call Center në Yzberisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Hide call”. Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 3 shtetas. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, vijon puna për kapjen e një tjetri (bashkëpunëtorë me 3 të arrestuarit). Sekuestrohen 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në drejtimin e Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Hide call".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas ishin të punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kreshnik Hajdari dhe avokati TIRANË- Një ditë pasi KQZ vendosi që të mos t'i heqë mandatin, kryebashkiaku i Kuçov...
Kopsht TIRANË-Pas dhunës së 3-vjecares në një kopsht në Tiranë, autoritetet kanë nisur kontrollet në të g...
Edison Memolla TIRANË-Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili ës...
Te zhdukurit SARANDË- Mbrëmjen e djeshme (14 nëntor) në Xarrë të Sarandës është gjetur një mbetje tr...
Përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat shqiptare jashtë do të ofrojnë shërbime të njëjta si zyrat e gjendjes civ...
Pallati i Kongreseve TIRANË- Sot hap dyert Pallati i Kongrese në Tiranë për panairin e 26-të të librit. Panairi i Tiranë...
Foto ilustruese SARANDË- Policia e Sarandës ka reaguar për gjetjen e mbetjeve kockore, të cilat në proces dekompozimin në...
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh të martën se në hetimin e...
Vlorë VLORË- Një furgon është përfshirë nga flaket gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rre...
Moti TIRANË- Moti në Shqipëri do jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu pasdite, të cilat do të përfshijnë...