Aktualitet

KQZ nuk e shkarkoi, kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet sot në SPAK, Hajdari shoqërohet nga avokati (VIDEO)

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mos t‘i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17 vjeç. 

15 Nëntor 2023, 10:00 Nga A.B
KQZ nuk e shkarkoi, kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet sot në
Kreshnik Hajdari dhe avokati

TIRANË- Një ditë pasi KQZ vendosi që të mos t'i heqë mandatin, kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur sot në SPAK. I shoqëruar edhe nga avokati Theodhori Sollaku, ai është futur në ambientet e brendshme të këtij institucioni. 


Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mos t‘i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17 vjeç. 

Hajdari u paraqit dje në mbledhjen e KQZ-së, por zgjodhi të mos thotë asnjë fjalë dhe mbrojtjen ta bëjë përfaqësuesi i tij ligjor Theodhori Sollaku. Përkrah tyre, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 3 përfaqësues ligjorë. Pas tyre, edhe Lefter Maliqi, kandidati i aleancës Meta-Berisha për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

Theodhori Sollaku, avokati i Kreshnik Hajdarit tha se nuk ka asnjë shkak për t’i ndërprerë mandatin. Ai tha se Hajdari në Greqi është dënua për shkelje kufiri kur ishte i mitur dhe nuk futet tek veprat e ndaluara.

kreshnik hajdari

Sondazh

Poll