Aktualitet

"U gjet në varrezat e çamëve"/ Mbetjet trupore të një njeriu në Sarandë, familjarët e Sulovarit shkojnë në vendngjarje

Dyshimet janë se mbetjet trupore mund të jenë të njërit prej personave të zhdukur pak kohë më parë, Leonard Theodhorit (Koçoles) ose Fatmir Sulovarit.

15 Nëntor 2023, 09:33 Nga A.B
"U gjet në varrezat e çamëve"/ Mbetjet trupore
Te zhdukurit

SARANDË- Mbrëmjen e djeshme (14 nëntor) në Xarrë të Sarandës është gjetur një mbetje trupore e një njeriu, që dyshohet të ketë qenë koka e viktimës. Kjo mbetje është gjetur pranë Xhamisë tek varrezat monumentale të çamëve. Policia raportoi se shkoi në vendngjarje dhe se po punonte për të identifikuar viktimën në fjalë.

Dyshimet janë se mbetjet trupore mund të jenë të njërit prej personave të zhdukur pak kohë më parë, Leonard Theodhorit (Koçoles) ose Fatmir Sulovarit. Në vendngjarje kanë mbërritur familjarët e Sulovarit, për të parë nëse mbetja trupore është e të afërmit të tyre apo jo.

Sulovari dhe Koçole u zhdukën në rrethana tejet të mistershme dhe dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale të personave në fjalë./Dosja.al

trup i pajete ne sarande sarande fatmir sulovari

Sondazh

Poll